PD: Truku i Roshit të Ramës me dëshminë penale gjermane- Ora News

Ora News Lajme 2016-05-27

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita i cilëson truke kriminale dhe qesharake, deklaratën e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili një ditë më parë paraqiti një dëshmi penaliteti nga autoritetet gjermane. Sekretari për Zgjedhjet në PD, Ivi Kaso thotë se Roshi u kërkon autoriteteve gjermane dëshmi për dy emra.
Kaso: Pra Roshi i Ramës, i thotë autoriteteve gjermane, të japin të dhëna për Elvis Ervin Roshin. Sigurisht, me këtë emër të sajuar, atij nuk i del asgjë. Pse kryetari model i Edi Ramës, nuk i drejtohet autoriteteve gjermane me emrin Ervin Roshi që ka pasur deri në vitin 2002, siç e pranon edhe vetë në formularin e vetëdeklarimit, kur dhe është dëbuar nga gjykata.
Partia Demokratike thekson se dekriminalizimi është i pashmangshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-truku-i-roshit-te-rames-me-deshmine-penale-gjermane/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS