Ora News - PD: Koncesioni i pompave të karburanteve i jepet klientit të Ramës, 60 mln euro fitime

Ora News Lajme 2018-09-23

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike denoncoi sot (23 shtator) koncesionin në fushën e kontrollit të pompave të karburantit. Sipas deputetes, Izmira Ulqinaku, koncesionari do të fitojë 60 milionë euro, ndërsa secilit biznes, pajisjet e reja do t'i kushtojnë minimalisht 600 euro.

Deklarata e plotë e deputetes Ulqinaku:

Koncesionet dhe tenderat korruptivë të qeverisë së Edi Ramës po zhvasin gjithnjë e më shumë shqiptarët.

Nga kasat dhe pajisjet e reja fiskale që do t?i kushtojnë secilit biznes të paktën 600 euro, shumë shpejt shqiptarët do të paguajnë akoma më shumë edhe për karburantet!

Qeveria e Edi Ramës ka vendosur të japë me koncesion tek klientët e tij kontrollin e kolaudimit të pompave të karburanteve.

Aktualisht, ky është një shërbim shtetëror, por korrupsioni në qeveri ka vendosur që t?ia kalojë atë privatit, i cili do të vendosë cilat pompa karburantesh i vjedhin shqiptarët dhe cilat pompa nuk i vjedhin.

Fitimi për koncesionarin, klient i Edi Ramës, llogaritet të jetë rreth 60 milionë euro, të cilat do të paguhen nga shqiptarët ose tek çmimi, ose tek sasia e karburantit me të cilën do të furnizohen nga pompat e kolauduara prej kompanisë provate.

Kjo është e njëjta kompani që ka marrë me koncesion shkollat e Tiranës, me pronar Gentian Sulën. Është e njëjta kompani, për të cilën qeveria shpiku një koncesion tjetër korruptiv prej 95 milion eurosh, atë të targave me çip. Por që, për shkak të presionit së opozitës dhe pakënaqësisë së qytetarëve, qeveria u tërhoq nga ky koncesion absurd dhe korruptiv.

Kontrolli i matjes së pompave të naftës, për shkak të kritereve të vendosura që tenderi të fitohet vetëm nga kompania e Gentian Sulës, vendos monopolin në treg, duke shkatërruar garën dhe duke thelluar përqendrimin e ekonomisë në pak duar.

PD është e vendosur të denoncojë dhe më pas të anulojë çdo koncesion apo tender që vjedh shqiptarët për llogari të Edi Ramës, Ministrave të tij dhe drejtorëve të tij.

Lufta me tolerancë zero ndaj korrupsionit është alternativa e Partisë Demokratike për të nxjerrë vendin nga gremina ku e ka hedhur bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin dhe korrupsionin!
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-koncesioni-i-pompave-te-karburanteve-i-jepet-klientit-te-rames-60-mln-euro-fitime

Share This Video


Download

  
Report form