Në muajin prill, volumi I eksporteve është rritur me 1.5% krahasuar me një vit më parë duke arritur në total rreth 200 milionë dollarë. Vendi me të cilin është shënuar rritja më e madhe e eksporteve është Serbia, me një shtim të volumit prej 127,2%.
Rritje e dukshme e eksporteve është shënuar edhe me Italinë e Greqinë, përkatësisht 22,7 % dhe 18,7 %. Të dhënat vijnë përmes raportit të Institutit të Statistikave mbi tregtinë e jashtme. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kosova me 31,4 %, Maqedonia me 10,6 % dhe Spanja me 21,8 %
Rritja vjetore e eksporteve prej është ndikuar kryesisht nga grupet: ?Tekstile dhe këpucë? me +11,3 pikë përqindje, ?Ushqime, pije, duhan? kanë kontribuar me +3,6 pikë përqindje. Ndërkohë kanë ndikuar negativisht grupet: ?Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike? me -12,3 pikë përqindje.
Importet e mallrave në muajin Prill 2016 arritën vlerën 51 mld lekë, duke u rritur me 17,2 % në krahasim me Prill 2015 dhe
9,1 % në krahasim me Mars 2016. Deficiti tregtar i këtij muaji është 30 mld lekë, duke u rritur me 31,4 % krahasuar me Prill 2015.
Tregtia e jashtme, eksportet
Serbia rritje e volumit 127,2%
Italia rritje e volumit 22,7 %
Greqia rritje e volumit 18,7 %
Kosova rënie e volumit 31,4 %,
Maqedonia rënie e volumit 10,6 %
Spanja rënie e volumit 21,8 %