http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Debati i nisur mes miqve në një nga kafenetë e zonës përfundoi me një të vrarë në rrugën ?Myslym Shyri? në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në hyrje të tregut ?Çam? ku 56-vjeçari Azem Duraku u çua nga tavolina pas debatit me Florian Ketën. Por sherri nuk përfundoi me kaq. Keta, i arrestuar tashmë ndoqi për disa metra 56-vjeçarin dhe e goditi nga pas me grusht në kokë. Azem Duraku u rrëzua duke përplasur kokën në beton çka i shkaktoi dhe vdekjen e menjëhershme.Nga hetimet e deritanishme të policisë konflikti mes miqve të cilët ishin dhe banorë të së njëjtit pallat nisi për arsye banale. Sipas uniformave blu Duraku dhe Keta nuk kishin rënë dakord për çmimin në shitjen e disa mallrave ndërkohë që ky dyshohet se është dhe motivi kryesor që çoi në vrasje.