Donald Lu: Politikanët shqiptarë arrogantë. Besojnë se vetëm ata janë të zgjuar mjaftueshëm

Ora News Lajme 2016-06-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Ka ardhur koha që piolitikanët të fillojnë ta dëgjojnë popullin e tyre? tha ambasadori amerikan Donald Lu duke vënë theksin tek reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.
I pranishën në prezantimin e sondazhit për perceptimin e korrupsionit të realizuar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi sot në Tiranë, ambasadori ashpërsoi dhe gjuhën me politikanët shqiptarë duke i quajtur arrogantë. Duke i bërë thirrje se ata duhet të dëgjojnë zërin e popullit që kërkon reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.
Donald Lu: Kam pasur një diskutim me një politikan që pretendonte se populli shqiptar nuk mund ta kuptojë në të vërtetë debatin për reformën në dretësi. Sinqerisht kjo është tipike për arrogancën e politikanëve dhe elitës shqiptare që besojnë se vetëm ata janë të zgjuar mjaftueshëm për të kuptuar se cfarë po ndodh në shoqërinë shqiptare.
Nga e di unë se shqiptarët e kuptojnë reformën dhe problemin e korrupsionit? Për shkak të studimeve serioze të Shoqërisë Civile. Për shumë vite qeveria e SHBA-se permes USAID dhe tani për programit të Misionit për Demokraci ka mbështetur këtë indeks për konstatimin e korrupsionit. Ai është kryer në mënyrë profesionale.
Raporti tregon pak përparim gjatë 12 muajve të fundit me një rënie prej 13% të njerëzve që thonë se kanë pasur një përvojë vetjake dhe të drejtëpërdrejtë me korrupsionin. Studimi vazhdon të tregojë se problemet më të mëdha të korrupsionit mbeten tek udhëheqësit e partive politike , prokurorët, gjykatësit dhe doganierët. Nuk habitem aspak nga ky përfundim. Ai tregon se populli shqiptar e kupton me të vërtetë se cfarë po ndodh me korrupsionin në Shqipëri. Ka ardhur koha që politikanët të fillojnë ta dëgjojnë.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/donald-lu-politikanet-shqiptare-arrogante-ka-ardhur-koha-te-degjojne-zerin-e-popullit/

Share This Video


Download

  
Report form