Report TV - Tahiri: Të dalim dhe të takojmë njerëzit, vetëm kështu na besojnë

Report TV 2018-05-03

Views 0

Koordinatori kombëtar për bashkëqeverisjen, Saimir Tahiri kërkoi angazhim të të gjitha institucioneve qeveritare për të rritur besueshmërinë te qytetarëve. Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, Tahiri tha se bashkëqeverisja me qytetarët do shërbejë si pasqyrë për PS dhe njerëzit e saj në qeveri për të parë se kush i shërben komunitetit e kush jo.

"Njerëve t'u japim besimin e plotë se kjo që kemi nisur sot është një instrument i fuqishëm që nuk e kishim dje. Të bindim njerëzit për të na vënë në provë dhe kësaj radhe të ndërtojmë besimin tek të gjithë. Kjo s'bëhet nga zyrat, as nga shkresat, por të gjithë bashkë të shkojmë në çdo lagje, qytet, rrugë, rrugicë, si në fushatë, të trokasim, të flasim, të dëgjojmë dhe të vëmë në lëvizje atë strukturë të pushtetit që nuk lëvizte deri tje. T'i bindim njerëzit që të na besojnë ne për hallin dhe problemin që kanë, dhe të jeni të bindur se brenda muajit të parë do jenë më shumë ata që besojnë te ne", u shpreh Tahiri.

Kryetari i PS për Tiranën theksoi gjithashtu se është koha që të merren dhe trajtohen seriozisht problemet e qytetarëve. "Bashkëqeverisja me njerëzit mund të jetë rruga jonë më e mirë për të nisur një kapitull të ri me qytetarët dhe për të bërë një hap përpara që s'e ka bërë asnjë njeri. Nuk do kalojmë radhën kur t'u themi se do merremi seriozisht me problemin e tyre. Duhet t'u japim mundësi njerëzve që të mos e ndjejnë larg atë që qeveris. Kjo është kosto që na duhet ta paguajmë ne për ata që kanë qeverisur më parë. Duhet të përballemi edhe me gjithçka që nuk jemi përballur dot. Bashkëqeverisja, kjo e jona, nuk është vetëm me ata që na duan, por me të gjithë njerëzit. Bashkëqeverisja në këtë formë, mund të jetë një pasqyrë e vërtetë për vetë ne për të parë ata me të cilët punojmë në administatë, zyrë, dhe për të vlerësuar ata që punojmë mirë. Për fatin tonë të keq, rruga e korrupsionit është shumë më e shkurtër se rruga e ligjit. Shtegu i mikut, taraftit është rruga më e shkurtër. Ne duhet të ndërtojmë shumë më të shkurtër se kaq, më të shpejtë dhe pa vese", u shpreh Rama.

Share This Video


Download

  
Report form