Report TV - Shembet godina e INSIG në Tiranë

Report TV 2016-06-02

Views 6

Është shembur sot godina e INSIG nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Report Tv sjell pamjet spektakolare sesi mjetet e rënda të IKMT-së po e shembin këtë objekt, i cili ishte bërë pengesë për vijimin e punimeve për ndërtimin e projektit të Unazës së Vogël.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po e shemb këtë objekt i cili ndodhet pranë hotel Tiranës.

Për shembjen e këtij objekti Bashkia e Tiranës fitoi gjyqin me pronarët e ndërtesës duke i hapur rrugë zbatimit të projektit të unazës, projekt i cili lehtëson shumë qarkullimin e automjeteve në qendër.

Gjykata e Apelit e ka vlerësuar të rregullt shpronësimin për interes publik që Bashkia i ka bërë kësaj godine në kuadër të projektit të Unazës së Vogël, duke rrëzuar kështu pretendimet e pronarëve të godinës.

Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave, godina e INSIG-ut u vlerësua me një vlerë prej 2 milionë euro, ndërkohë që pronarët pretendonin një shumë që shkonte deri në 6 herë më shumë.

Me vendimin e dhënë nga Gjykata dhe prishjen e kësaj godine, projekti i rrugës do të përfundojë më shpejt edhe për segmentin nga pallati i ish-INSIG-ut deri te Bulevardi Zogu i Parë.

Share This Video


Download

  
Report form