Report TV - "Sinjalizuesit", Çuçi: Ndihmë në luftën kundër korrupsionit

Report TV 2016-06-02

Views 0

Kushdo që do të denoncojë korrupsionin e kolegëve ose shefave në shtet apo privat, do të përfitojë mbrojtje ligjore. Parlamenti miratoi ligjin për sinjalizuesit, i cili parashikon ngritjen e një zyre të posaçme ku mund të bëhen ?spiunime? kolegët shkelës të ligjit.

Detyrimin për të pasur zyrë për sinjalizuesit do të kenë krahas institucioneve publike, edhe subjektet private me mbi 100 punonjës.

Por sipas depuetetit Pjerin Ndreu i cili abstenoi në seancë plenare gjatë votimit, ligji rrezikon të keqpërdoret. Ai tha për Report Tv:

"Kam kërkuar të parashikohen masat për disinformatorët se janë më të mbështeturit e më të preferuarit përveç mbrojtjes së sinjalizuesve. Ndëshkim për ata që me dashje disinformojnë, shpifin nën ombrellën e këtij ligji",shprehet Ndreu.

Por sipas Ministrit Bledi Çuci, depueteti është keqinformuar për përmbajtjen e ligjit i cili hedh një hap në luftën kundër korrupsionit.

Struktura brenda institucionit bën hetimin, më pas është ILDKP-ja që bën hetim të dytë nëse sinjalizimi është bërë për hakmarrje apo ka diçka që duhet hetuar. Nëse sinjalizuesi dëmtohet nga hakmarrja eprorit, atëherë ai ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim financiar, që varion nga 100 mijë deri në 300 mijë lekë.

Share This Video


Download

  
Report form