Report TV - Pajisja përgjuese, Llalla-Cutillos: S'ka hetim për Interforcën italiane

Report TV 2016-06-03

Views 0

Policia Italiane dhe zyra e Interforcë në Shqipëri përjashtohen nga hetimet për dyshimet mbi një pajisje të paligjshme përgjimi futur dhe përdorur në territorin shqiptar në kundërshtim me marrëveshjen midis policive të dy vendeve.

Këtë përjashtim e ka konfirmuar Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla në një takim me ambasadorin italian në Tiranë, Alberto Cutillo.

Takimi është zhvilluar pa praninë e mediave ndërsa zyra e shtypit pranë Prokurorit të Përgjithshëm deklaroi për mediat se ?Gjatë bisedës, z. Llalla siguroi ambasadorin italian se Prokuroria në Shqipëri nuk ka në zhvillim asnjë hetim mbi veprimet e Policisë Italiane, pra as në hetimin që Prokuroria e Tiranës po zhvillon këto kohë lidhur me ekzistencën e një pajisje të dyshuar përgjuese?.

Share This Video


Download

  
Report form