BE: Miratoni reformën me 2/3-tat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-06-06

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Apeleve te ditëve te fundit te ndërkombëtareve, qe kane nxitur miratimin e reformës ne drejtësi, i shtohet edhe ai i Përfaqësueses se Larte te BE-se, njëherazi Zevendes Presidente e Komisionit Evropian Federica Mogherini. Nje dite përpara takimit Rama-Basha, përmes nje deklarate zyrtare Mogherini kërkon voten pro reformës nga 2/3 e deputeteve.Reforma e thelle dhe tërësore e sistemit te drejtësisë ka qene nje kërkese prej nje kohe te gjate e shumicës se qytetareve shqiptare. Drafti legjislativ qe eshte aktualisht përpara Parlamentit reflekton rekomandimet e Komisionit te Venecias dhe është ne përputhje te plote me standardet europiane. Eshte thelbësore gjithashtu, qe ky draft te miratohet nga nje shumice prej 2/3 te parlamentareve shqiptare.Mogherini u kujton ligjvënësve përgjegjësinë qe kane me voten e tyre dhe thekson se miratimi i reformës do te shenoje nje kapitull te ri per Shqipërinë.Ky është nje votim per te cilin çdo anëtar i Parlamentit apo grup politik mban përgjegjësi te veçante. Siç e nënvizova edhe para parlamentit shqiptar herën e fundit qe isha ne Tirane, reforma mund te jete fillimi i nje kapitulli te ri ne historinë tone te përbashkët. Ajo i hap rrugen nje fillimi te ri, ndaj dhe presim qe te gjithe forcat politike te shfrytëzojnë raundin e fundit te konsultimeve te ditës se hene per ta miratuar kete propozim.Shefja e diplomacisë europiane shpreh besimin se partneret shqiptare do te demonstrojnë angazhimet e tyre per kete reforme, duke e miratuar ate dhe duke bere te gjitha përpjekjet edhe per implementimin e saj. ?Qytetaret e Shqipërisë presin qe lidershipi i tyre politik ta beje kete gje?, thekson zyrtarja e larte e BE.- See more at: http://vizionplus.al/be-miratoni-reformen-me-23-tat/#sthash.5OGFogjj.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form