http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërkombëtaret, te cilët u angazhuan fort per miratimin e reformës ne drejtësi përshëndeten miratimin e saj nga parlamenti, duke theksuar se tashme i rendesishem është zbatimi i saj. Përmes nje deklarate ambasadori i SHBA, Donald Lu e cilësoi ate fitore per popullin shqiptar.?Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe. Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete reforme të fortë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, i cili tani është shumë më i fortë.?Edhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, përgëzoi forcat politike per marrjen e këtij vendimi historik, qe do te nxisë luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit. Deklarata thekson se tani është e rëndësishme që zbatimi i reformës të nisë menjëherë, me qëllimin që popullit shqiptar t?i shërbejë një sistem drejtësie që bazohet fort në standardet evropiane. Po kështu, prezenca e OSBE ne Shqipëri ve theksin ne rëndësinë e reformës, qe do te jete e vërtete vetëm kur te ndihet nga qytetaret shqiptare. Reagime mbërritën edhe nga dy zyrtare te larte te BE, komisioneri per Zgjerimin Johannes Hahn dhe shefja e politikes se jashtme dhe sigurisë, Federica Mogherini, qe kishin përsëritur apelet per kalimin e reformës.?Mirëpres miratimin unanim te reformës ne drejtësi si hap te rendesishem ne rrugën e Shqipërisë drejt BE. Tashme zbatimi është kyç ne mënyre qe qytetaret te përfitojnë. Parlamenti miratoi nje reforme kyçe ne unanimitet. Kjo tregon lideriship dhe përgjegjësi?.Eurodeputetet Knut Flackenstein dhe Eduard Kukan kane përshëndetur gjithashtu miratimin e reformës, duke theksuar rendesine e zbatimit te saj per nje drejtësi te pavarur dhe te përgjegjshme, por edhe per ambiciet europiane te Shqipërisë. Lajmi i miratimit te reformës është pasqyruar edhe nga mediat nderkombetare.