Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi kallëzon kreun e PD në Lushnje për shpifje

Ora News Lajme 2016-06-06

Views 12

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryebashkiaku i bashkise Divjake Fredi Kokoneshi ka bërë kallzim për shpifje në prokurorinë e Lushnjes, ndaj kreut të PD-së lokale, Myslim Murrizi.
Kokoneshi ka kërkuar që organi i akuzës, të hetojë dhe zbardhë akuzat që i janë drejtuar nga opozita për shfrytëzim prostitucioni.
Fredi Kokoneshi: Sot kam paraqitur dy kallëzime penale, njëra është për shpifjen në Gjykatë ndaj personit tim dhe tjetra për tubim të paligjshëm pranë prokurorisë së rrethit. Për të zbardhur të gjithë shpifjen, jam gati të vë në dispozicion gjithçka që i duhet gjykatës.
Tre ditë më parë, PD ka denoncuar përmes një proteste para bashkisë së Divjakës, kryetarin Fredi Kokoneshi, për të cilin deklaron se ka kryer vepra të rënda penale ne Itali dhe është marrë me prostitucion.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/kryebashkiaku-i-divjakes-kallezon-kreun-e-pd-ne-lushnje/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS