Ora News – Bushati: S'kemi pretendime territoriale. Kotzias: Disa çamë bashkëpunëtorë të nazizmit

Ora News Lajme 2016-06-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologu grek, Nikos Kotzias mbajtën një konferencë të përbashkët për median në ambientet e ministrisë së Jashtme Tiranë ndërsa jashtë vijonte protesta e çamëve. Bushati nënvizoi se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale por kërkon vendosjen në vend të një drejtësie të munguar. Nga ana e tij kryediplomati grek këmbëngul se disa çamë kanë bashkëpunuar me nazistët. Sa i takon heqjes së Ligjit të Luftës tha se ky do të jetë objekt diskutimi dhe në vijim.
Dy ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë shtrënguan duart të qeshur para kamerave, për të biseduar më tej për afro 60 minuta mbi çështjet që kanë mbetur pezull mes dy vendeve, të cilat gjithsesi edhe pse fryma që përcollen dy zyrtarët e lartë pas takimit ishte optimiste ato mbeten sërish pezull. Por Bushati dhe Kotzias këtë herë u shfaqën me të angazhuar për ti zgjidhur në të ardhmen e afërt përmes një mekanizmi të përbashkët që quajtën hartën e rrugës.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/bushati-mekanizma-per-te-adresuar-ceshtjet-mes-shqiperise-dhe-greqise/

Share This Video


Download

  
Report form