Ora News – Paralajmërimi, Doda: Referendum për reformën në drejtësi

Ora News Lajme 2016-06-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet kërkon që çështja e reformës në drejtësi të zgjidhet nëpërmjet një referendumi popullor. Deputetja e kësaj partie, Mesila Doda tha se kjo është rruga më e mirë për të miratuar këtë reformë kaq të rëndësishme.
Doda: Reforma në drejtësi, e cila është jetike për vendin, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të përmirësuar cilësisht sistemin e drejtësisë dhe për të pasur një të ardhme të sigurt për vendin, i cili sot rrezikon të hyjë në grup-vendet e dështuara në procesin e integrimit dhe të vuaj një vonesë me mbi 3 vjet në këtë proces.
Ne mendojmë se e drejta për t?u shprehur duhet t?i kalojë sovranit, më shumë se sa interesave të ngushta të partive politike. Nisur nga kjo, PDIU-ja risjell sot propozimin e bërë depozituar në komisionin e reformës qysh më datë 16 janar 2016, sipas të cilit propozimet e palëve duhet të hidhen në referendum si dy alternativa apo më shumë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/doda-referendum-per-reformen-ne-drejtesi/

Share This Video


Download

  
Report form