http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ngjarje shokuese ndodhi mesditën e kësaj të marte në qytetin e Vlorës ku qytetarët u bënë dëshmitarë të një skene të paprecedentë të dhunës në familje. Në sy të fëmijëve Ilirjan Pajo 44 vjeç godet ish-bashkëshorten e tij e cila për shkak të dhunës e kishte ndarë. Me grushta e shkelma ai godet gruan, e cila mundohet të shmanget bashkë më dy fëmijët në krahë. Skena u filmua nga qytetarët, por fatkeqësisht asnjëri prej tyre nuk ndërhyri për të ndihmuar nënën. Menjëherë pas publikimit të videos, policia prangosi 44-vjeçarin ne zonën e tregut te madh ne lagjen ?28 nëntori?, ndërkohë që po merret në pyetje për ngjarjen e rëndë.