Zgjidhje të çështjeve të mbetura pezull në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe ndoshta një Traktat i ri Miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ishte kjo ajo që parashtroi ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias para një auditori me studentë të Universitetit të Tiranës që u zhvillua në Godinën "Liria".
?Objektivi është forcimi i marrëdhënieve tona dypalëshe dhe forcimi i marrëdhënieve ekonomiko-sociale mes vendeve të rajonit. Duam të mos lëmë të pazgjidhura problemet e vjetra që do të krijonin vështirësi në ecurinë europiane të Shqipërisë. Dëshiroj që të zgjidhen me dialog mirëkuptim dhe mënyrë racionale. Roli i Shqipërisë në Ballkanin perëndimor është faktor kyç .Është e rëndësishme të arrihet mes nesh zgjidhja e problemeve bashkëpunimi në perspektiva. Zgjidhja e cështjeve të hapura të bëhet në bazë të së drejtës ndërkombëtare për të gjitha çështjet e hapura. Një traktat miqësie që brenda vitit të kemi rënë dakord në pikat kryesore?, u shpreh Kotzias.