http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per te dërguarin special gjerman ne Maqedoni, Johanes Hajndel, rruga per daljen nga kriza është zbatimi i marrëveshjes se Perzhinos. Ne dy ditet e qëndrimit ne vend, ai zhvilloi takime me presidentin dhe liderët politike kryesore, mes te cilëve dy kreret e partive shqiptare BDI dhe PDSH. Diplomati gjerman këmbënguli ne dy pika kryesore. Se pari, partite duhet te arrijne konsensus per nje date te re zgjedhjesh te lira e te ndershme dhe se dyti puna e Prokurorisë Speciale nuk duhet te pengohet. Ai u kujtoi politikaneve se duhet te lene mënjane interesat personale dhe te angazhohen ne procesin e reformave, ne menyre qe vendi te beje progres ne rrugen e integrimit euro-atlantik. Vizita e trete e Hajndel ne Maqedoni brenda pak javesh erdhi ndersa presidenti Ivanov u tërhoq nga vendimi per faljen e politikaneve nen hetim, qe shkaktoi protesta ne vend. Por pas ndryshimit te qëndrimit nga kreu i shtetit, organizatoret e levizjes ?Protestoj? kane ndryshuar menyren e protestës, duke bllokuar disa kryqezime ne kryeqytetin Shkup. Ata kerkojne lirimin e te ndaluarve gjate tubimeve.