Report TV - Rama: E tepruar të thuhet se ka përkeqësim të klimës së biznesit

Report TV 2016-06-08

Views 1

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar Ekonomik se klima e biznesit në vend nuk është përkeqësuar. Ai renditi disa arsye që sipas tij dëshmojnë përmirësimin e zhvillimit të biznesit. Rama tha se 32 muaj më parë biznesi nuk merrte TVSH-në, ndërsa paratë e papaguara për punët publike po e çonin biznesit në prag falimentimi.

"Të më thoni mua se klima e biznesit sot është e përkeqësur, kur 32 muaj më parë nuk merrenin pas një TVSH pa paguar të paktën 50%, kjo është e tepruar. 32 muaj më parë nuk guxonit të hapnit gojën pasi me paratë tuaja kishit shtruar km të tërë asfalt e ishit zhytur në probleme me bankat e ishit në prag të falimentimit...e kjo qeveri ua dha lekët një më një në dorë. Të më thoni mua që administrata tatimore sot përbën një problem të atillë që mund të lexohet is përkeqësim i klimës së biznesit, kur e dini se çfarë kemi hequr me administratën tatimore, e sa herë iu është dashur të nxirrni paratë nga arka e kompanisë tuaj për të bërë planet e të ardhurave. Apo sa herë tjetër u ëhtë dashur të nxirrni paratë mbi atë taksën 10% për të mbyllur punët, apo për të pritur e përcjellë kontrollorin që iu trajtonin jo si sipërmarrës, por si shërbëtore të marrë peng, duket pak e tepruar", u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se klima e biznesit në Shqipëri ka vend për përmirësime të mëtejshme shumë të rëndësishme. "Funksionimi i administratës tatimore e doganore ka dhënë përmirësime të mëtejshme. Me po të njëjtin sinqeritet dhe ndershmëri që jam gati të ballafaqohem me këdo kur drejtoj gishtin ndaj atyre që bëjnë ëngjëllin që në fakt janë në pozicionin e djallit, me po këtë sinqeritet e ndershmëri pranoj se ajo që kemi bërë është e pamjaftueshme. Po të ishte e mjaftueshme s'do ishim këtu as unë as Ministri i Financave as Ministrja e Ekonomisë, por do të pretendonim të merrenim role globale për të zgjidhur probleme globale si magjistar", tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form