Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kuadër të vizitës në Washington DC, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi disa takime në Kongresin Amerikan, gjatë të cilave rikonfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve.
Gjatët takimeve me Kongresmenët Jim McGovern dhe Joe Courtney, Meta i informoi ata edhe mbi ecurinë e reformave në Shqipëri, duke u përqendruar veçanërisht në rëndësinë e miratimit sa më parë të reformës në drejtësi, e cila ka mbështetjen e gjerë të SHBA dhe BE.
Kryetari i Kuvendit mori mbështetjen e përfaqësuesve të Kongresit Amerikan për angazhimin në vazhdimësi të SHBA për të ofruara asistencën e nevojshme në fazën e implementimit të reformës për ngritjen e institucioneve te reja, procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, rritjen e besimit te integriteti i sistemit të ri të drejtësisë dhe funksionarëve të tij, si dhe funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Zyrës së Prokurorit të Posaçëm për Antikorrupsionin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-takime-ne-kongresin-amerikan-merr-mbeshtetjen-per-reformen-ne-drejtesi/