Report TV - Rama: Ofertë për PD, nëse do e refuzojë, do ta votojmë vetëm

Report TV 2016-06-13

Views 0

*Ofrimi i 2/3 ishte kufiri më ekstrem i negocimit me opozitën
*Nuk është qëllimi ynë të përjashtojmë opozitën nga vendimmarrja në zbatimin e reformës në drejtësi?.
*Nuk negociojmë vetingun as për KLGJ e KLD
*Nuk do votojme ne menyre te njeanshme nenin e shumices se cilesuar

****
Pas takimeve intensive që pati sot në zyrën e tij me kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, kreu i qeverisë Edi Rama mbajti një konferencë për mediat ku tha se ekziston mundësia për të gjetur një zgjidhje në arritjen e kompromisit të plotë me opozitën.

Rama tha se mazhoranca po pergatit një ofertë për opozitën e nëse nuk e pranojnë reforma do të votohet e vetme. Shumica e cilësuar është vija e kuqe që mazhoranca nuk do të kapërcejë në procesin e Reformës në Drejtësi. Kështu është shprehur kryeministri Rama në fjalën e tij në një dalje të posacme për mediat.

Rama bëri të ditur qëndrim e qeverisë për zgjidhjen e ngërçit të reformës në dretësi, ndërsa tha se ofrimi i 2/3 ishte kufiri më ekstrem i negocimit me opozitën. Rama nuk përjashtoi mundësinë e një zgjidhje për reformën në drejtësi, bashkë me opozitën deri në momentin e fundit.

Kreu i qeverisë tha se ?nuk është qëllimi ynë të përjashtojmë opozitën nga vendimmarrja në zbatimin e reformës në drejtësi?.

?Po punojmë me shumë përkushtim për një zgjidhje që të përshtatë përmbajtjen kryesore të reformës dhe nevojën për përfshirjen e opozitës në zbatimin e reformës sikurse shprehet komisioni i Venecias. Kjo zgjidhje mund të gjendet dhe do jetë e pranueshme për opozitën nëse do vërtetë zgjidhje për këtë pikë.
Të jemi të qartë se nëse pika është një rreth, kjo pikë, ky rreth ka 2 gjysma të ndara me një vijë të kuqe për ne. Janë 4 institucione të reja, formimi i të cilave do të kalojë përmes kuvendit. Për 2 institucione, individët që do zgjidhen të shërbejnë në këto 2 instanca jetike për drejtësinë do të marrin miratim nga Avokati i Popullit por sëbashku me një grup ndërkombëtar monitorimi. Pastaj një listë e atyre që e kanë kaluar këtë filtër do vijë në kuvend. Ku do votohet me një shumicë të cilësuar. Këto 2 institucione janë matanë vijës së kuqe që ne nuk do ta kapërcejmë dhe nuk ka asnjë lloj mundësi për kompromis?, deklaroi Rama.

Nuk do votojme ne menyre te njeanshme nenin e shumices se cilesuar

Share This Video


Download

  
Report form