Ora News – Investigimi i Birn, 79% e gjyqtarëve të karrierës nuk e justifikojnë pasurinë

Ora News Lajme 2016-06-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

64 nga 81 gjyqtarë të Apelit në Republikën e Shqipërisë, ose 79 %, nuk e justifikojnë pasurinë në një ose më shumë vite përgjatë karrierës së tyre në sistemin e drejtësisë.
Ky është rezultati i një studimi të kryer nga rrjeti investigativ Birn, që ka studiuar dhe analizuar të gjitha deklaratat e pasurisë së gjyqtarëve të gjykatave të apelit në të gjithë vendin që prej 2004-2015.
Në një artikull të publikuar nga Birn thuhet se janë marrë nga ILDKP 959 deklarata vjetore të gjyqtarëve të gjykatave të Apelit, të administruara në 11 vitet e fundit, duke eleminuar vitin fillestar të deklarimit, me ndihmën e tre ekspertëve të pavarur, BIRN i nënshtroi 879 deklaratat vjetore të gjykatësve të Apelit në kontrollin aritmetik dhe logjik nga 3 ekspertë të pavarur ku 131 prej tyre rezultojnë me probleme.
Nga 81 gjyqtarë Apeli që ka gjithsej Shqipëria, 64 prej tyre ose 79% e totalit rezultojnë se kanë pasur të paktën në një vit të karrierës së tyre diferenca të pajustifikuara midis pasurisë së krijuar dhe burimeve financiare të deklaruara.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/79-e-gjyqtareve-te-karrieres-nuk-e-justifikojne-pasurine/

Share This Video


Download

  
Report form