Shoqata Çamëria së bashku me PDIU kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëunimi për avancimin e çështjen çame dhe zgjidhjen e përfundimtare të saj.
Në aktivitetin e mbajtur këtë të shtunë kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi bëri me dije se çështja çame është futur falë përpjekjeve të kësaj force politike në rrafshin diplomatik.
?Vetëm pak ditë më parë ndodhi një takim Kotzias-Bushati. Ne bashkëpunues diplomatik, treguam që ekzistojmë dhe që çështja çame ekziston. Qarqe të caktuara kanë riprodhuar vazhdimisht tezën greke duke përcjellë qëndrime diplomatike greke, duke thënë se çështja çame nuk ekziston. Po unë jam i bindur se sot ka ndodhur diçka historike. Falë shoqatës ?Çamëria? deri në 2005 dhe PDIU-së e rikthyem çështjen çame në axhendën diplomatike të 2 vendeve. Shkoni lexoni protokollet dhe do të shihni se pas vitit 1996 kjo çështje është përmendur fare pak. Falë fuqisë sonë, zgjerimit tonë ne e kthyem në axhendë e bëmë pjesë të saj. Kurrë shqiptarët nuk kanë qenë më të fortë dhe më afër perëndimit se sot?, deklaroi ai.