http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rrezatohet plani i pare urbanistik per Tiranën e 30 viteve te ardhshme. Kryetari Erion Veliaj ka vendosur ta publikoje draftin këtë 21 qershor, një vit pas zgjedhjes se tij ne krye te Bashkisë se Tiranës. Duke u shprehur se do te mbaje te gjitha premtimet e dhëna gjate fushatës, Veliaj tregoi disa nga pikat kryesore te planit urbanistik. Shtimi i gjelbërimit ne Tirane dhe krijimi i pyllit metropolitan është nje nga sugjerimet e autorit te planit, arkitektit Stefano Boeri. Per tre dekadat e ardhshme, plani ka parashikuar qe dy unazat e Tiranes te jene ne funksion te këmbësoreve, biçikletave dhe transportit publik. Një tjerr shtylle e rëndësishme e planit eshte zhvillimi i bulevardit kryesor. Me përfundimin e zgjatimit te tij, parashikohet krijimi i nje zone te zhvilluar ne pjesën veriore te kryeqytetit. Po ashtu plani urbanistik parashikon krijimin e Tirane policestrike. Krahas qendrës klasike, kryeqyteti do te ketë edhe 6 qendra te tjera, ne Kombinat, Kinostudio, Laparake, Shkoze, Sauk dhe qendra e re e Bulevardit te ri. Kryetari Veliaj ka sqaruar se ky draft qe do te prezantohet edhe gjate degjesave publike nuk është plani i lejeve te ndërtimit, por harta e zhvillimit ekonomik, mjedisor dhe kulturor i Tiranës se ardhshme.