http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me ne fund Tirana ka një plan te ri urbanistik, pas atij te afro 100 viteve me pare, i hartuar qe ne kohen e Mbretit Zog. Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi planin per kryeqytetin, i cili parashikon zhvillimin e Tiranës deri ne 2030. Kreu i këshillit, kryeministri Edi Rama, e konsideroi si spekulativ draftin e hartuar gjate kohës se Bashes, plan i cili nuk arriti te konkretizohej. Duke u ndalur tek sheshi ?Skenderbej?, edhe pse nuk është pjese e këtij plani, Rama e konsideroi atë si xhevahirin e rilindjes urbane. Plani i ri urbanistik ka si objektiv te tij zhvillimin e ndërtimeve ne lartësi, krijimin e sa me shume hapësirave te gjelbra, mbjelljen e 2 milion pemëve, ndërtimin e 5 qendrave, stimulim te lëvizjes me biçikleta etj.