Thaçi: Të liberalizohen vizat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-06-21

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kerkon nga Bashkimi Europian liberalizimin e vizave per qytetaret e vendit. Ai zhvilloi viziten e pare zyrtare ne Bruksel qe pas marrjes se detyrës se re, ku u takua me presidentin e Parlamentit Europian Martin Schulz. Thaçi deklaroi se Kosova i ka përmbushur kriteret per heqjen e vizave dhe pret nje vendim nga unioni per punën e bere nga institucionet vendore. Ai theksoi se Kosova mbetet e angazhuar ne konsolidimin e shtetit. Edhe Schulz u shpreh optimist se vendimi per vizat per kosovaret do te jete pozitiv, por ratifikimi i marrëveshjes se kufirit me Malin e Zi nga parlamenti i Kosovës eshte nje nga kushtet e BE. Presidenti eshte takuar edhe me përfaqësuesen e larte te unionit per politiken e Jashtme dhe Sigurine, Federica Mogherini. Takimet e Thaçit ne Bruksel vijne pasi parlamenti vendosi zgjatjen me dy vjet te mandatit te misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX.

Share This Video


Download

  
Report form