Kosove, vizat mund të hiqen në 2016-ën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-18

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Menaxhimi i kufijve, lufta kundër korrupsioni dhe eficenca e gjyqësorit, janë prioritetet e mbetura për Prishtinën zyrtare, para se komisioni të rekomandojë liberalizimin e vizave me Kosovën. Deklarata është bërë nga komisioneri për migrimin në Bruksel, pas miratimit të raportit përfundimtar për vizat me shtetin më të ri në Ballkan. Avramopulos tha se nëse do të kete progres, vizat me Kosovën mund të hiqen vitin e ardhshëm.Mbeten ende tetë kërkesa për Kosovën dhe sa më parë të plotësohen dhe të frenohet vala e emigrantëve drejt vendeve të BE-së, atëherë komisioni do të propozojë heqjen e regjimit të vizave për këtë shtet. Raporti fokusohet në prioritetet që Kosova ka si shtet dhe që ka të bëjë me eficencën e gjyqësorit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Unë jam i bindur se së shpejti Kosova do të jetë në gjendje për të përmbushur të gjitha kërkesat e mbetura në mënyrë që Komisioni mund të propozojë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Shpresoj se kjo do të jetë e mundur në fillim të vitit 2016 - që duhet të jetë qëllimi i Kosovës.Kur flitet për çështjen e kufirit, Brukseli nënkupton dhe marrëveshjen e nënshkruar me Malin e Zi, që kundërshtohet nga opozita në Kosovë. Komisioni Evropian nisi dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën më 19 janar 2012. Deri më tani, janë miratuar dy raporte në 2013 dhe 2014 ku vlerësohej progresi, por kërkohej më shumë ne luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit ligjor.

Share This Video


Download

  
Report form