Ora News – Rimbursimi i TVSH, Ahmetaj: Brenda 30 ditësh për 50% e bizneseve në eksport

Ora News Lajme 2016-07-17

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 1050 kompani eksportuese do të përfitojnë rimbursim të TVSH-së brenda 30 ditësh. Qeveria ka ndryshuar procedurat, duke përfshirë në rimbursimin automatik, krahas bizneseve tërësisht eksporteuse edhe atyre që janë 50% në eksport. Sipas ministrit të Financave, Arben Ahmetaj ky ndryshim, që është pjesë e paketës për lehtësimin e procedurave administrative, e fut në një fazë të re marrëdhënien mes qeverisë dhe biznesit.
Ahmetaj: Sot kaluam një vendim që ka lidhje të drejtëpërdrejtë me paketën fiskale lehtësuese të procedurave që qeveria dhe kryeministri Rama ka avancuar në publik dhe në komunitetin e biznesit. Pr/vendim në fjalë që sot është vendim ka të bëjë mbi tvsh në Shqipëri, ka ndryshuar në themel një nga porocedurat që deri në sot mund të ketë qene penguese. Deri më sot rimbursim automatik brenda 30 ditëve do të merret një biznes që ishte 100% sipërmarrje eksporti. Me ndryshimin që kemi bërë përfitojnë 50% e sipërmarrjeve në eksport duke hequr atë pengese që ka ekzistuar deri më sot për rimbursimin e tvsh në eksport. Nëse deri më dje vetëm sipërmarrjet 100% eksportuese përfitonin rimbursim automatik dhe kur ishin nën kontroll tatimor sot të gjitha sipërmarrjet që kanë një qarkullim në eksport 50% e sipër të qarkullimit të tyre total përfitojnë rimbursim automatik të TVSH të rimbursueshme pa asnjëe pengese edhe kur janë në kontroll tatimor. Pra brenda 30 ditëve do të marrin rimbursimin e tvsh edhe në rastin kur tatimet janë në sipërmarrje për kontroll. Deri më dje përfitonin nga rimbursimi automatik pa kushte brenda 30 ditëve i TVSH vetëm 300 sipërmarrje sot me këtë ndryshim përfitojnë 1050 ndërmarrje ose 40% e totalit të eksportuesve.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/ekonomi/ahmetaj-rimbursim-brenda-30-ditesh-te-tvsh-per-bizneset-eksportuese/

Share This Video


Download

  
Report form