RTV Ora - Rimbursimi i TVSH-së, Zusi: Korrigjon përkohësisht problemin e fermerëve

Ora News Lajme 2019-05-24

Views 0

#rtvora
Edhe pse e kanë mirëpritur vendimin e ministrisë së Bujqësisë për subvencionimin e çdo litër qumështi me 10 lekë, agropërpunuesit kanë deklaruar se një problem i tillë ekziston edhe për produktet të tjera bujqësore. Alban Zusi deklaroi sot se ky vendim është një zgjidhje vetëm për një segment të prodhimit bujqësor

Alban Zusi: Përshëndesim vendimin e qeverisë dhe të Ministrisë së Bujqësisë që pas 4 mujash përpjekje ofroi një zgjidhje të përkohshme për sektorin e qumështit, pas problematikës së krijuar pas kompensimit të rimbursimit të TVSH-së për produktet primare bujqësore nga 20% në 6%.

Problemi qëndron i njejtë, ndonëse nuk është shfaqur i njëjtë për të gjithë sektorët e tjerë si mishi, fruta-perimet, ulliri, etj. Jemi të bindur që kjo masë që korrigjon përkohësisht dhe vetëm për një segment të prodhimit bujqësor problemin e shfaqur dhe madje ka pritshmëri të ketë ndikim pozitiv në formalizimin e këtij nënsektori. Eshte e papranueshme që fermerët dhe sipërmarrësit e industrisë së ushqimit të duhen të rishikojnë planet e biznesit në çdo vit fiskal. Politikat për zhvillim të qëndrueshëm dhet të mbështeten në dy shtylla të rëndësishme të ndara qartazi nga njëra tjetra"

Si zgjidhje për sektorin e bujqësisë agropërpunuesit propozojnë të hartojnë një paketë fiskale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rimbursimi-i-tvsh-se-zusi-korrigjon-perkohesisht-problemin-e-fermereve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS