Report TV - Ministri malazez, Pazin: Akademia gaboi me shqiptarët, nuk janë të tillë

Report TV 2016-07-17

Views 0

Ministri Malazes i Drejtësisë Zoran Pazin del kundra Akademisë së Shkencave të vëndit të tij dhe deklaron se termat fyes për shqiptarët të publikuara në fjalorin enciklopedik janë të gabuara.

I pyetur nga mediat Pazin u shpreh se Akademia e Shkencave ka abuzuar kur i ka quajtur shqiptarët "agresorë" dhe "okupatorë".

Akademia e Shkencave ka treguar mungesë profesionalizmi dhe papërgjegjësi të autorëve të këtij fjalori, etiketimet që janë në këtë fjalor për shqiptarët unë i dënoj, pasi nuk janë të përshtatëshme dhe nuk pasqyrojnë statusin që shqiptarët kanë në mal të zi. Pasi bëhet fjalë për shtetasit e malit të zi që japin kontributin e tyre për afirmimin e Malit të Zi si shtet demokratik dhe në këtë mënyrë duhet të jenë të nderuar.

Nga akademia e shkencave pres të ndërrmarin masat e duhuara për një problem që ata e sajuan. Shqiptarët në Mal të Zi janë autokton dhe etiketimet janë të pavërteta.

Këto reagime Zoran Pazin i bëri në Tiranë teksa ishte i pranishëm në një konferecë ballkanike kundra torturës në sistemin e burgjeve me praniën dhe të homologut serb dhe ministrit Ylli Manjani.

Por çfarë shkruante ky fjalor enciklopedik për shqiptarët. ?Shqiptarët janë agresorë, okupatorë dhe se kulturën e gjuhën përmes agresionit ua imponojnë të tjerëve me qëllime për t?i ?albanizuar?.

Ky është reagimi i parë i një zyrtari të qeverisë Malazeze për këtë botim që ka indinjuar Shqiptarët, ndërsa dhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga publikimi i tij ende nuk ka një vendim për ta tërhequr.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS