Një autobus me studentë nga kryeqyteti është përplasur me një makinë me targa greke duke lënë të plagosur 7 persona. Nga raportimet e para bëhet me dije se 7 të plagosurit udhëtonin në autoveturën drejt Greqisë. Mjetet e përfshira në aksident janë vetura me targë KIB366 si dhe autobusi AA655KU.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Qafa e Muzinës në Sarandë rreth orës 16:30. Fatmirësisht nuk janë shënuar viktima nga aksidenti por vetëm të lënduar.
Në një komunikatë për shtyp, Policia sqaroi se të dëmtuarit ndodheshin në automjetin me targë të huaj, konkretisht janë lënduar drejtuesi i mjetit, dy bashkëshortë si dhe 4 fëmijët e tyre.
Të plagosurit nga aksidenti janë 7 anëtarë të një familje, nga të cilët 5 janë femra. Të lënduarit janë Aida Lleshi, Fevzi Lleshi, Ana Lleshi, Selvie Lleshi, Aleksandra Lleshi, Dori Lleshi si dhe Rabie Lleshi.
Autobuzi ishte me studentë nga Tirana për ekskursion në Sarandë, aktualisht në kthim për Tiranë, brenda të cilit nuk ka asnjë person të lënduar.