Një 17-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti ku janë përfshirë 3 automjete.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.
S.Jaku është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës për ti dhënë ndihmën mjekësore.
Sipas burimeve nga vendngjarja dyshohet se përplasja e automjeteve ka ardhur nga shpejtësia e lëvizjes së tyre dhe mos respektimi i rregullave të qarkullimit.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.