Njihen vitet e punës para janarit ’94, hiqet fasha e energjisë për pensionistët e fshatit

Ora News Lajme 2016-07-17

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria ka gjetur një zgjidhje për të gjithë ata qytetarë që kanë aplikuar për pension, por nuk iu njiheshin vitet e punës për shkak të mungesës së dokumentacionit.
Bëhet fjalë për njohjen e kontributeve të tyre para 1 janarit të vitit 1994.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, teksa bëri publik vendimin e miratuar nga Këshilli IiMinistrave, tha se qytetarët nuk kanë pse të enden më dyerve të gjykatave për faj të administratës.
Klosi: Vendimi ka për qëllim që të zgjidhë disa probleme thelbësore të dokumentimit dhe vlefshmërisë së periudhave të sigurimit dhe vjetërsisë në punë të personave që kanë punuar në ish ndërmarrjet apo ish kooperativat bujqësore, përpara datës 01.01.1994, për të cilat sot ka disa vendime gjykatash e mijëra e mijëra procese të zvarritura për të regjistruar e çregjistruar të drejtën e qytetarëve shqiptarë. Ky ligj përpiqet t?u japë fund këtyre parregullsive kaq të mëdha.
Sipas ligjit të Sigurimeve Shoqërore, të gjitha periudhat e punës së para 1 janarit 1994 njihen për efekt të llogaritjes së pensionit kundrejt dokumentacionit, libreza pune, regjistra etj., kur këto dokumente janë të rregullta, të padëmtuara, të plotësuara sipas kritereve të ligjit.Por gjatë periudhës së tranzicionit, shumë prej këtyre dokumentacioneve janë dëmtuar, shpesh me qëllim, shpesh për paaftësi, disa nga trajtimi jo i rregullt i dokumentacionit, janë djegur, janë bërë të pavlefshme.Në këto kushte sigurimet shoqërore nuk mund t?i njihnin këto periudha, duke i orientuar ato drejt gjykatës, e cila ishte e vetmja mënyrë për njohjen e këtij dokumentacioni.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/njihen-vitet-e-punes-para-janarit-94-hiqet-fasha-e-energjise-per-pensionistet-e-fshatit/

Share This Video


Download

  
Report form