Të gjithë shqiptarët që punojnë në Maqedoni do t?ju njihen vitet e punës.
Ministria e Mirëqenies Sociale ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Punës në Maqedoni, për njohjen e kontributeve.
Ministri Blendi Klosi tregoi përfitimet që do të kenë qytetarët shqiptarë që punojnë në Maqedoni.
Ndërsa ministri maqedonas Dime Spasov, tha se falë marrëveshjes, pritet të rritet numri i të punësuarve sezonalë.
Nga ky memorandum pritet të përfitojnë më shumë se 10 mijë shqiptarë.
Dy ministrat vizituan edhe një nga zyrat e punës në kryeqytet.