Ora News – Grabitja në aeroport, gjendet një paruke 200 metër larg vendit ku u dogj makina

Ora News Lajme 2016-07-19

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 200 metër larg vendit ku autorët e grabitjes në aeroportin e Rinasit dogjën makinën, policia ka gjetur mëngjesin e të dielës një paruke që mendohet se është përdorur nga grabitësit.
Parukja e gjetur do ti nënshtrohet një ekzaminimi me qëllim zbulimin e autorëve të grabitjes spektakolare.
Në paruke janë gjetur disa fije floku dhe kampion djerse çka besohet të jenë një prej provave më të rëndësishme të hetimit.
Prokuroria ka deklaruar se mungesa e monitorimit në derën hyrëse të karburanteve në aeroportin ?Nënë Tereza? futja e automjetit të blinduar pa shofer si dhe lënia hapur të dyerve të blindit deri në kasafortën e parave i kanë mundëesuar 3 grabitësve marrjen e 995 mijë eurove.
Të ndaluarit deri në këto momente janë Arben Karafili, shefi i stacionit të kompanisë ICTS Albania, pranë aeroportit Nënë Tereza, dy agjentët e patrullës së kontrollit të kompanisë koncesionare Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, drejtori i shërbimeve aeroportuale Vangjel Nikolla dhe Kujtim Picari punonjës për shoqërimin e vlerave monetare të nëj banke të nivelit të dytë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjendet-nje-paruke-e-autoreve-te-grabitjes-ne-rinas/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS