#rtvora #oranews
Automjeti i ish shefit të Anti drogës në Elbasan, aktualisht shef i policisë në paraburgimin e Bradasheshit u dogj mbrëmjen e kaluar. Policia thotë se nga të dhënat e para dyshohet ngjarje aksidentale, por në hetime nuk është përjashtuar as pista e zjarrvënies për shkak të detyrës.
Makina e ish shefit të Antidrogës Policisë e Elbasanit u përfshi nga flakët mbrëmjen e së mërkurës.
Automjetit tip ML me targa AA 131 LX, e cila i përket efektivit Krenar Kasi u dogj pjesërisht.
Policia pas veprimeve të para në vendngjarje tha se zjarri dyshohet të jetë aksidental.
Por nga ana tjetër, ngjarja po hetohet edhe për një zjarrvënie të qëllimshme për shkak të detyrave që Kasi ka mbajtur ndër vite.
Për të zbuluar të vërtetën, grupi hetimor ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve dhe institucioneve në zonë për të zbuluar çfarë ka ndodhur me të vërtetë me makinën e policit.
Krenar Kasi aktualisht mban detyrën e shefit të Policisë në paraburgimin e Bradasheshit.
Ndërsa më herët ai ka qenë shef i policisë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shefit-te-policise-ne-paraburgimin-e-bradasheshit-iu-dogj-makina-ja-pistat-ku-po-hetohet
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp