Tirana Internacional Aeropoirt në një komunikim për mediat ka reaguar sot rreth ngjarjes ku u grabitën më 30 qershor nga tre persona rreth 1 milion euro ku ka thënë se, gardhi nga ka hyrë automjeti me grabitësit është përgjegjësi e policisë.
Ka qenë Arlinda Çasusholli drejtoresha e komunikimit ne TIA ajo që ka dalë në reagimin e parë për media nga ku ka thënë se, policia ka qenë në pistë ku ka ndodhur ngjarja dhe se nuk ka reaguar. Sa i takon raportit të policisë, TIA thotë se, ai është i pasaktë.
"Theksojmë, se njoftimi i TIA-s për policinë, është bërë në kohën kur makina bashkë me autorët e krimit ishte ende në vendngjarje. Autoriteteve të hetimit u janë dorëzuar të gjitha dokumentet që provojnë, se ky njoftim është kryer nga Menaxheri i Operimit në Detyrë i TIA-s kundrejt sallës operative të policisë në Rinas. Përveç kësaj, theksojmë se punonjësit e policisë kanë qënë prezent në pistë vetëm pak metra nga ku ndodhi grabitja. Këtë e vlerësojmë si saktësi të domosdoshme informacioni. Për qartësinë e publikut, por edhe të autoriteteve shtetërore të përfshira, dëshirojmë të sjellim në vëmendje se kompania ICTS ? është përgjegjëse vetëm për shërbimin e sigurisë aeroportuale, shërbim i cili as nuk e zëvendëson dhe as nuk e zvogëlon detyrën dhe përgjegjësinë e policisë së shtetit. ICTS, si kompani ndërkombëtare për ofrimin e sigurisë në aeroporte, si dhe e çertifikuar prej shumë vitesh në mënyrë të vazhdueshme nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë fizikisht. ICTS operon e paarmatosur. E vetmja forcë e armatosur në aeroport është Policia e Shtetit. Për sa i takon ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në territorin jashtë gardhit rrethues të aeroportit - nga ku ka hyrë makina - kjo është përgjegjësi e plotë dhe e vetme e forcave të policisë së shtetit. Sipas ligjit, Policia e Shtetit duhet të sigurojë patrulla me të gjitha mjetet, përfshirë ato këmbësore,në të gjitha zonat e aeroportit, duke parandaluar çdo incident dhe aktivitet të paligjshëm." tha ajo.
Ajo ka shtuar se, siguria kombëtare është përgjegjësi e të gjithëve dhe jo vetëm e TIA-s e cila e ka të ndaluar me ligj që në raste të tilla të përdorë armët.
?TIA është në dispozicion të autoriteteve për zbardhjen e ngjarjeve dhe zbulimin e autorëve. Siguria kombëtare është e përbashkët e gjithë autoriteteve
Incident i rëndë, shfajësimi është pasojë më e rëndë. Aeroporti është i të gjithëve." tha ajo.
Çausholli ka theksuar se TIA i ka dhënë të gjitha provat e duhura institucioneve që janë duke hetuar çështjen, ndërkohë që i ka kërkuar atyre që të jenë të kujdesshëm në dhënien e informacioneve.
?TIA ka vënë ne dispozicion të gjitha kamerat e sigurisë që hedhin dritë për ngjarjen. Në respekt të hetimeve dhe imazhit të Shqipërisë dhe personave që janë nën hetim, bëjmë thirrje për trajtimin e kujdesshëm të informacioneve? ka thënë ajo.
Duke u ndalur tek raportet e bëra publike nga Autoriteti i Aviacionit Civil, mbi shkeljet e konstatuara, Çusholli ...