Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Shkodrës ka publikuar pamjet kur dy persona kanë vjedhur aregjendarinë në qytetin e Shkodrës. Në pamjet duket qartë sesi autorët kanë goditur qepenën e argjendarisë me një automjet të vjedhur.
Dy personat e arrestuar janë Françesko Vukaj, 23 vjeç, banues në fshatin Rrenc, Shkodër dhe bashkëpunëtori i tij Iraldo Filipi, 28 vjeç, banues në fshatin Gajtan, Shkodër .
"Ndalimi i shtetasit Francesko Vukaj, u bë pasi dyshohet si autor i grabitjes me datë 03.02.2018, ku me mjetin tip Volksëagen pa targa, ka goditur qepenin e një argjendarie në lagjen ?Vasil Shanto?, ka marrë disa sende floriri brenda, dhe më pas është larguar duke braktisur mjetin. Gjithashtu policia arrestoi edhe bashkëpunëtorin Iraldo Filipi, pasi në anën tjetër të rrugës ka qenë duke pritur me mjetin tip Benz, për t?u larguar sëbashku me shtetasin Françesko Vukaj nga vendngjarja, pas grabitjes së argjendarisë", sqaron policia.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjeti tip Benz me targa AA 294 GU, i cili është përdorur nga autorët për largimin nga vendngjarja, si dhe një orë dore floriri e cila rezulton e vjedhur në argjendari.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/publikon-pamjet-si-u-grabit-argjendaria-ne-shkoder