Report TV - Debatet, Berisha: PS të votojë ofertën e PD, Majko: Qëndrim me dy standarde

Report TV 2016-07-19

Views 2

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje mazhorancës që të votojë propozimin e ri të Partisë Demokratike, që kërkon komision ad hoc për përzgjedhjen e njerëzve të gjyqësorit. Ndërkohë shumica kritikoi opozitën se mban qëndrime me dy standard në raport me ndërkombëtarët.

Një ditë pasi, PD u tërhoq nga vendet e rezervuara duke bërë publik një formulë të re për procesin e vetingut, i cili përjashton ndërkombëtarët nga ky proces, por fut në rol Gjykatën Kushtetuese, ish-kryeministri Sali Berisha fton deputetët ta votojnë reformën sipas propozimit të ri të opozitës. Nga foltorja e kuvendit, Berisha tha se ky propozim siguron pavarësinë e sistemit. Berisha foli për emra konkretë të cilët mazhoranca kërkon t'i fusë në sistemin e drejtësisë.

Deputeti socialist Pandeli Majko tha se opozita e djathtë mban qëndrime me dy standarde në raport me ndërkombëtarët e veçanërisht me Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, kur i intereson PD, kërkon që SHBA mos të ndërhyjë në punët e brendshme dhe nga ana tjetër flet për partner strategjik.

Për Erion Braçen propozimi i Lulzim Bashës është veçse një mashtrim, ku e vetmja risi është fakti se përmes formulës tentohet të largohet nga procesi BE dhe SHBA.

Nënkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar, Oerd Bylykbashi, i cili ka hartuar edhe formulën e re sipas nenit 88 të Venecias, sqaroi për mediat se partitë politikë nuk kanë asnjë rol në veting.

Sipas tij, me PD në propozim e fundit ka lëvizur nga propozimi i bërë nga OPDAT e EURALIUS i vendeve të rezervuara.

Megjithatë, formula e re e PD për vetingun rezulton që në thelb të jetë një nga 5 propozimet e bëra fillimisht nga OPDAT dhe EURALIUS për këtë çështje.

Share This Video


Download

  
Report form