Emisioni Repolitix në pjesën e parë trajtoi situatën politike në vend ku I ftuar ishte ministri I Shtetit për Diasporën Pandeli Majko. Ai tha se PS do të votojë marrëveshjen e arritur me opozitën jashtë Parlamentit për reformën zgjedhore, marrëveshje e arritur me dakordësinë ndërkombëtare. Për ndryshimet kushtetutese të propozuara nga opozita në Kuvend Majko tha se ato nuk mund të realizohen tani . Në pjesën e dytë të emisionit ministrja e Transportit Belinda Ballaku shpjegoi detajet e garës për rrugën Milot-Fier e cila do të jepet me koncesion. Ministrja Balluku tha se kjo rrugë do të financohet tërësisht nga koncesionari privat ndersa nuk do të aplikohet PPP.