Report TV - Rama: Sot ka fituar Shqipëria, reforma në drejtësi revolucion

Report TV 2016-09-20

Views 0

"Nëse do të shkruaja një libër "Ç'më kanë parë sytë e ç'më kanë dëgjuar veshët", jam i sigurt se lexuesit nuk do ta besonin kurrë. Nuk do ta shkruaja se do të sëkëlldiseshin disa përfaqësues të popullit në këtë sallë e do të tronditej populli jashtë salle e po ashtu dhe miqtë ndërkombëtarë.

Kjo ditë e sotme votimi konsensual për reformën e vonuar 26 vjet, nuk do të kishte ardhur kurrë përpara se të shuhej më aprë fara e një politike të mbrapshtë me shtatë koka. Që e bëri drejtësinë shesh për përsheshet e veta. Mendon vetëm ta shtrydhë popullin në kutinë e votimit, për të siguruar ushqimin e barkut të vet të pangishëm. Ndaj ishte e vështirë dhe e pamundur të nxirrje nga ky parlament tymin e bardhë për një reformë që do të nxjerrë tymin e zi nga pallati i drejtësisë.", tha kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit.

Kryeministri falenderoi ambasadorin e SHBA dhe ambasadoren e BE, për kontributin e dhënë. "E meritojnë një duartoktje jo vetëm falenderimi, por edhe ndjesë e më pas deri të Presidenti Obama, kancelarja Merkel, presidenti Hollande, kryeministri Renzi, pa harruar sekretarin e shtetit John keryr, Mogherinin, Hahn dhe në fund, jo për nga rëndësia, miken e shtrenjtë ndihmës sekretaren e shtetit, Victoria Nuland. Një falenderim sepse këta miq, i dhanë shprehje një angazhimi të jashtëzakonshëm si kurrë ndonjëherë në Shqipërinë e 25 viteve për t'i çelur popullit rrugën për të marrë pas hakun e drejtësisë. Jam i bindur që shqiptarët sonte që ndjekin fundin e kësaj odiseje të gjatë, e që derri pak orësh nuk e besonin që reforma dot ë bëhej e thellë, e certifikuar dhe e merituar me konsensus. do tu jem mirënjohës miqve tanë të mëdhenj, SHBA e BE. Do t'i mbaj mend me figurë dhe emër miqtë e shtrenjtë. Nëse në këtë konsensus të pamendueshëm jemi të gjithë nga pasioni për drejtësi, apo një pjesë nga malli e një pjesë nga halli, nesër sdo ketë pikë rëndësie. Vota çel siparin e një revol të shumë pritur në drejtësi e në rrugën e këtij revolucioni, njerëzit e zakonshëm, do të jenë krah për krah me SHBA e BE. SHBA e BE mne rol kushtetues do të jenë pjesë aktie e procsit.ky proces nuk do të ketë asnjë hap më të lehtë se ky që hodhëm sot. Kjoë shtë aritja më e shëndetshme më e drejtë e kësaj reforme dhe siguroj se gjykatësit dhe prkuroët e korruptuar do t'i fshijë fshesa e hekurt e vettingut", u shpreh Rama.

Rama falenderoi edhe anëtarët e mazhorancës në komisionin e posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi.

"Sot ka fituar Shqipëria. I uroj PD-së sa më shumë fitore si ajo e djeshme i ftoj të votojnë reformën dhe natën e mirë", përfundoi Rama.

Share This Video


Download

  
Report form