Një atentat në orët e vona të mbrëmjes ka tronditur qytetin e Vlorës, 2 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa njëri është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin rajonal.
Viktimat janë Ilir Deromema dhe Dhimitër Cani ndërsa i plagosuri është Krenar Runaj.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën e spitalit pranë bashkisë së qytetit bregdetar.
Dy viktimat dhe i plagosuri mësohet se ishin duke dalë nga një pikë bastesh kur janë qëlluar me armë zjarri kallashnikov disa herë nga një makinë në lëvizje, e cila është larguar me shpejtësi pas ekzekutimeve.
Ilir Deromema dhe Dhimitër Cani humbën jetën në vend pas të shtënave, ndërsa i plagosuri Krenar Runaj 45-vjeç ndodhet në gjendje të rëndë.
Njëri nga viktimat Ilir Deromema 45-vjeç është pronar i një pike bastesh në qytetin e Vlorës, ndërsa pista e parë ku po hetohet është hasmëria.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas njoftimit, ndërsa është vendosur në ndjekje të autorëve të vrasjes.