Arrestimi i profesorit shqiptar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-20

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Marjus Hoxha, i arrestuar ne Turqi me date 24 korrik i akuzuar per lidhje me grushtin e shtetit. Familjaret e tij qe prej asaj dite nuk kane informacione se çfarë është bere me Marjusin. Vëllai i tij, ne nje interviste per Vizion Plus tregon ankthin qe ka përfshire familjen per fatin e Marjusit. Natën e grushtit te shtetit Klodiani e ka marre ne telefon Marjusin, i cili e ka siguruar se nuk kishte asnjë rrezik. Arrestimi ishte krejt i papritur. Pas prangosjes, familjaret kane komunikuar me avokatin qe shteti turk i ka caktuar Marjusit. Ai u ka pohuar se nuk mund ta takonte dot klientin e tij. Familja Hoxha ka tentuar te marre sqarime ne Ambasadën Shqiptare ne Ankara, si dhe pranë Ministrisë se Jashtme. Por përgjigja ka qene e njëjte: Marjus Hoxha është arrestuar dhe nuk mund te japim me shume informacione. Marjus Hoxha ne Turqi ndiqte degën e inxhinierisë se ndërtimit dhe ishte ne proces doktorature. Ai jepte mësim ne nje universitet dhe sipas autoriteteve turke ka qene pjese e lëvizjes se Fethullah Gylen.

Share This Video


Download

  
Report form