Report TV - Kukës, problem kafshët e ngordhura nga sëmundja e gjedhit, rrezik epidemie

Report TV 2016-09-20

Views 10

Veç përhapjes së në masë të sëmundjes së gjedhit në qarkun e Kukësit, kohët e fundit po shfaqet edhe një fenomen akoma më shqetësues. Kafshët e ngordhura prej kësaj sëmundjeje nuk po groposen nga fermerët por po lihen në ambiente të hapura, çka vë në rrezik edhe jetën e qytetarëve për shkak të rrezikut të përhapjes së ndonjë epidemie. Kryeveterineri i Drejtorisë së Bujqësisë Kukës Osman Elezi u bën apel fermerëve që të tregohen më të përgjegjshëm dhe të groposin kafshët e ngordhura.

"Disa fermerë në Has e kanë hedhur lopën e ngordhur duke lënë infeksionin për të gjithë fshatin dhe duhet të përgjigjen para ligjit, pasi janë të papërgjegjshëm"shprehet ai.

Ndërkohë që në këtë qark ka nisur procesi i vaksinimi, për kryeveterinerin, në Drejtorinë e Bujqësisë Kukës Osman Elezi, sasia e ardhur prej 1500 dozave vaksinë për zonën verilindore është e pamjaftueshme në një kohë kur sëmundja është përhapur me shpejtësi me gjithë masat e marra.

"Për mua është e pamjaftueshme, do të bëjmë përpjekje deri te ministri, pasi me këtë probleme ka disa qytete dhe së fundmi Shkodra, që e ka emergjente"deklaroi ai.

Në qarkun e Kukësit numërohen rreth 40 mijë kafshë të trasha, që rrezikohen nga prekja e sëmundjes së gjedhit.

Share This Video


Download

  
Report form