Report TV - Ekskluzive/ Ja platforma për PS që ndau Kokëdhimën nga Rama

Report TV 2016-09-20

Views 1

Dorëzohet më në fund Koço Kokëdhima. Pranon përmes gazetës së tij fundin e marrëdhënieve me kryeministrin Edi Rama. Se sa i gjatë ishte rrugëtimi nga krisja e parë tek ndarja finale, këtë nuk mund ta themi me siguri, ama ka prova se arsyeja publike me të cilën Kokëdhima përpiqet të justifikojë ndarjen, nuk ka aspak të bëjë me rolin e heretikut të djegur në turrën e druve që ai kërkon t?i japë vetes.

Në fillim të këtij viti, Shqiptarja.com botoi dy dokumente kofidenciale të përgatitura nga Koço Kokëdhima, asokohe deputet social, ku propozohej një platformë për reformën brenda Partisë Socialiste.

Platforma e titulluar si ?Stina e re e PS-së? e hartuar nga Koordinatori i Rajonit Vlorë-Gjirokastër kishte synimin të shtrihej në të gjithë vendin, duke hedhur teza të forta strukturore dhe plane veprimi të ndryshme e aspak të ngjashme, e herë pas here të kundërta me ato të miratuara nga organet kolegjiale, si Asambleja Kombëtare e PS-që prevalon mbi idetë dhe projektet e çdo individi.

Share This Video


Download

  
Report form