5 qendra shëndetësore në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-20

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gushti është muaji qe ka fluksin me te madh te pushuesve, por dhe kërkesave per shërbim mjekësor. Per t?u ardhur ne ndihme pacienteve apo urgjencave te ndryshme, 25 qendra shëndetësore funksionojnë pa ndërprerje ne te gjithë vendin. Vetëm ne vijën bregdetare te Vlorës jane 5 qendra, te cilat u vijnë ne ndihme pushuesve per probleme te ndryshme shëndetësore. Ministri Ilir Beqaj, nga Orikumi deklaroi se këto masa kane ndihmuar ne mbarëvajtjen e sezonit turistik. Vetëm javën e fundit ne qendrat shëndetësore te Vlorës, kane marre shërbim 400 paciente. Ndërsa per rastet urgjente qe kane nevoje per mjekim me te specializuar është ne gatishmëri flota e ambulancave dhe shërbimi i helikopterëve. Ne bashkinë e Vlorës, krahas dy qendrave shëndetësore qe funksionojnë gjate gjithë vitit dhe ne vere punojnë 24 ore, per periudhën e plazhit jane shtuar edhe tre pika te tjera, nje ne Radhime, ne zonën e Plazhit te vjetër dhe nje qendër shëndetësore ne Zvernec.

Share This Video


Download

  
Report form