http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas goditjes për vdekje të një turisti rus në plazhin Himarës, policia ka vënë në pranga 44-vjeçarin Fatmir Kuçi nga qyteti i Elbasanit. Kuçi u arrestua te mërkurën në zonën bregdetare të quajtur ?Livadh?, pasi sipas policisë, ai ka qenë duke drejtuar pikërisht këtë mjet të fuqishëm lundrues, nje skaf ?Black Arrow?. Më herët uniformat blu të Himarës shoqëruan edhe djalin 10-vjeçar të Kuçit, qe mendohet se ka qene ne mjetin lundrues qe i mori jetën turistit rus. Dyshohet se Kuçi ka dëmtuar aksidentalisht turistin Denis Kaiumov, i cili ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra, në spitalin e Himarës. Sipas dëshmitarëve, viktima u godit nga mjeti lundrues rreth 50 m larg bregut, teksa ky i fundit kishte ardhur me pushime në vendin tone pak ditë më parë. Gjithashtu, të ndaluarit iu konfiskuan 2 mjete lundruese në përdorim dhe në pronësi të tij, ku i pari që shkaktoi incidentin ishte 11m i gjatë dhe gjerësi 3.20 m, me 3 motorë të fuqishëm me nga 275 Kuaj Fuqi, si edhe një motor-deti ?Viktoria-3?, pa dokumentacion përkatës.Fatmir Kuçi njihet si biznesmen ne fushën e ndërtimit, ndërsa do të hetohet për veprën penale të ?vrasjes nga pakujdesia?, si edhe largim nga vendi i krimit.