Biznesmeni libanez Fadi Mitri tërheq investimet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-07

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi u rrah barbarisht, investitori libanez me pasaporte amerikane Fadi Miti ka vendosur te largohet nga Shqipëria. Kompania ?Omnix Albania? ka dënuar ngjarjen kriminale dhe nëpërmjet nje njoftimi per shtyp, ka lajmëruar se tërhiqet nga çdo investim ne republikën e Shqipërisë.?Ky akt i rëndë kriminal, ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e ?Omnix Albania? përgjatë këtyre viteve të fundit, për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milion USD në Gjirin e Lalëzit. Ky projekt turistik, konsistonte në ndërtimin e hoteli me 5 yje, 370 dhoma suita, me të gjithë elementët e tjerë të një standardi më të lartë, ambiente për shitje dhe dhënie me qira, aquapark, dyqane, bulevard, bare, restorante?.Duke argumentuar me tej largimin e tij, investitori njofton se aktiviteti ndërpritet këtë te marte. Kompania ka përgëzuar qeverinë dhe shume shqiptare, qe i jane gjendur pranë, por ngjarja e ndodhur, duket se është nje kambane alarmi per klimën e biznesit ne Shqipëri?Si konkluzion, ?Omnix Albania? dënon ashpër këtë ngjarje të rëndë kriminale, e cila sjellë indinjatë për çdo shqiptar. Duke filluar nga sot Omnix Albania tërhiqet nga çdo investim në Republikën e Shqipërisë?.Ministrja Milva Ekonomi ka vizituar ne spital biznesmenin. Ajo i ka kërkuar qe te vlojnë me tej investimin ne Shqipëri, duke i ofruar mbrojtje dhe siguri maksimale 24 ore nga polcia. Por mesa duket, shtetasit libanez duket i vendosur për t?u larguar nga Shqipëria, e cila ne fakt ka kaq shume nevoje për sipërmarrësit e huaj.

Share This Video


Download

  
Report form