Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Inflacioni ka njohur një tjetër rritje në korrik duke iu afruar objektivit minimal të parashikuar nga Banka e Shqipërisë. INSTAT konstaton se në korrik ky tregues ka prekur nivelin e 1.9% nga 1.2% që ishte në qershor.
Rritja e inflacionit ka ardhur kryesisht nga shtrenjtimi i çmimit të ushqimeve që kontribuojnë rreth 85% të vlerës së këtij treguesi. Sipas INSTAT rritje kanë pësuar produktet bujqësore, kryesisht frutat dhe perimet, ndërsa kontributi i grup mallrave të tjerë në inflacion ka qenë pothuajse zero ose negative.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/inflacioni-ne-shina-ne-korrik-arriti-ne-1-9-rritje-me-0-7-kundrejt-qershorit/