Raporti - Inflacioni afër zeros, INSTAT: Në mars, arriti në 0.3. BB: Rrezikohet deflacion

Ora News Lajme 2016-04-09

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Inflacioni ka shënuar nivele afër zeros edhe në muajin mars, duke mosraportuar shenja për gjallërimin e konsumit.
Pas kuotës 0.2% në shkurt, inflacioni arriti në mars nivelin 0.3%, duke shënuar një rënie të ndjeshme nga 2.2 për qind që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat tregojnë se rënia e çmimeve është konstatuar te veshjet dhe këpucët, transporti dhe shëndeti, ndërsa çmimet e ushqimeve dhe pijeve kanë pësuar një rritje të lehtë.
Tashmë prej mese një viti, ekonomia shqiptare po përballet me rënie të ndjeshme të inflacionit, duke shenjat e rënies drejt deflacionit, dukuri ku çmimet e konsumit zbresin sa kostot e prodhimit të mallrave dhe shërbimeve. Por ndërsa institucionet shtetërore dhe banka e Shqipërisë kanë garantuar se Shqipëria nuk do të zbresë në deflacion, për herë të parë banka botërore pranon se ky rrezik ekziston.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/instat-publikon-raportin-per-cmimet-ne-muajin-mars-rritje-te-lehte/

Share This Video


Download

  
Report form