Biznesmeni Nikollaq Neranxi i ka bërë thirrje komunitetit himarjot të protestojë për t?i thëne jo grabitjes së pronave nga piratët e pushtetit.
Përmes një deklarate, Neranxi, Drejtor Ekzekutiv i Komunitetit Himariot, tha se ekziston një plan ogurzi i pushtetarëve për të grabitur pronat që u takojnë qytetarëve, i cili duhet demaskohet e të frenohet me çdo kusht. Protesta do të zhvillohet më 14 gusht në orën 19 në Spille.
Neranxi ftoi të merrnin pjesë në të edhe forcat politike, duke qenë se vjedhja e pronave është një problem i rëndë me të cilin përballen të gjithë shqiptarët.